Maqedoni

Poroj, banorët “viktima të përjetshme” të vërshimeve (VIDEO)

poroj-vershimet-804x380

Fshati Poroj vazhdon të përballet ende me problemet e njëjta. Vërshimet e fundit që kanë ndodhur ditën e enjte kanë shkaktuar pasoja të mëdha. Dëmi vjen si pasojë e lumit i cili në çdo vërshim del nga shtrati. Kryetari i bashkësisë lokale thotë për televizionin shenja se problemi është i kahmotshëm, dhe që nga viti 2015 ky fshat has vështirësi nga më të ndryshmet. Sipas tij, tokat pjellore me të cilat një pjesë e madhe e banorëve sigurojnë të ardhura për jetë dhe rrjeti i ujësjellsit pasojnë me dëme të jashtëzakonshme. Ai tha se ende pa u bërë dz muaj, ka vërshime të reja, dëmet janë sërish të njëjtat në tokat pjellore.

SULEJMAN RAMADANI, KRYETAR I BASHKëSISë LOKALE Të POROJIT

“Ujësjellesin na e ka dëmtur komplet, një pjesë e madhe e fshatit diku 400 shtëpi janë pa ujë, ne sot vetë arritëm të rregullojmë pak vetë sa të kemi ujë të përkohshëm, tash presim prej institucioneve se cfarë ndihme do të na ofrojnë për ta rregulluar siç duhet. Ajo që është më e rëndësishme është që të bëhet intervenimi atje ku duhet, pra tek digat, dhe ajo qe na u premtua nga kryeministri që do të punohet në vendin tone në 2018, a ne deri tani ende skemi pa ndonjë ekip për pregatitje të punëve për vitin 2018. Prej shkatërrimit të fundit të digave ne v. 1997 prej ateher nuk është punu më në venin tonë”.
Revolta dhe stresi reflektojnë edhe tek banorët lokal. Ata thonë se kanë parë ekipe të cilët kinse kanë shkuar për punë por e kanë bërë vetëm për reklamë. Madje disa të tjerë shpejgojnë se vizita e zyrtatëve shtetëror është bërë dhe nga ajo vizitë kanë ngelur vetëm fotografi, fjalë boshe dhe asnjë vepër konkrete.

“Vështirësitë që i ka fshati Poroj i prekin edhe fshatrat tjerë përreth, por sa më shpejtë që të bëhet zgjidhja e këtij problemi do të ishte sa më mire, sepse kemi vështëirsi, andej nga lumi ka dëme materiale, rrugët janë blloku, një lagje është blloku dhe nuk ka rrugë nga të lëvizin, duhet të intervenohet në pastrimin e shtratit të lumit, mos dhashtë zoti të ketë sërisht vërshime sepse rreziku do te jete akoma më i madh”.

“Për rrezikun kemi marrë prononcime edhe nga ekspertët dhe ata thonë se është shumë e rrezikshme, si gjithmonë premtime, kanë shku ne Qeveri kanë dalë nga Qeveria, projekti ekziston por dëmi eshte i madh, kanë thënë se do të kompensohen dëmet, toka është e dëmtuar shumë por të gjitha mbeten premtime. Ka ardhë kryeministri dhe vetëm është fotografuar”.
Era e keqe dhe dëmtimet e ndryshme vazhdojnë të paraqesin rrezik për banorët e Porojit. Ata apelojnë për intervenime nga që çdo vërshim qe ndodh shkakton pasoja edhe më të thella. Medina Ajeti /SHENJA/

To Top