Ne si politikanë nuk jemi të vetëm, por jemi zëri dhe vullneti i atyre dhjetëra mijëra votuesve, që na kanë besuar t’i përfaqesojmë dhe t’i mbrojmë interesat e tyre.
Ne jemi dhe do të jemi zëri i të rinjve që të ardhmen e vet duan ta shohin në vendlindje.
Ne duhet të jemi edhe brenga dhe pikëllimi i prindërve që rrisin e shkollojnë fëmijë, që pastaj t’ia dorëzojnë Perëndimit.
Ne, që paguhemi nga taksapaguesit shqiptarë, duhet të jemi të vetëdijshëm se atë pagë nuk e marrim për ta pasur më mirë ne, por për të bërë çmos për mirësinë e popullit.
Ne, si politikanë, duhet të jemi shpresë reale e jo vetëm kalimtare për ata shqiptarë të Maqedonisë, që na e kanë besuar të ardhmen e vet. Dhe, si të tillë, ne sot duhet të jemi gjithnjë e më shumë vullnet e dëshirë e këtij populli, që flijoi e priti shumë që të jetojë më mirë dhe që ne të jemi garantuesit e së ardhmes së tyre.

Loading...