Porosia e mrekullueshme e Steven Speielberg

Puna ime është që të krijoj një botë që zgjatë dy orë. E juaja është të krijoni një botë që zgjatë përgjithmonë”.

Fjalimi i regjisorit hollywood’ian Steven Speilberg, në klasën e të diplomuarve të Universitetit të Harvard’it të gjeneratës së vitit 2016, ishte jashtëzakonisht sentimental, por jo tërësisht rozë, shkruan Huffington Post.

“Një hero ka nevojë për të keqin që ta nënshtrojë, dhe ju të gjithë jeni me fat. Kjo botë është përplot me përbindësha”, ka thënë ai. “Është racizmi, homofobia, urrejtja entike, politike e religjioze”.

Ndonëse ai direkt nuk e përmendi Donald Trump, kandidatin zyrtar të republikanëve për kryetar të Amerikës, ai me shaka tha se “Amerika është një vend emigrantësh, të paktën për tani”.

Spielberg e kishte lënë fakultetin në vitin e dytë të studimeve, për të gjetur një punë në shtëpinë e madhe prodhuese filmike, Universal Studios. Ai u kishte premtuar prindërve se do të kthehej në shkollë nëse nuk do t’ia dilte si regjisor. “Gjithçka shkoi mirë”, tha ai me shaka gjatë fjalimit.

Spielberg e dinte me saktësi se çka donte të bëhej, por e dinte se shumë nga të diplomuarit që i kishte pranë kishin dilema.

“Ndoshta ju jeni ulur këtu, duke menduar se si t’ju tregoni prindërve që nuk doni të bëheni doktor por një komedia. Çfarëdo që zgjidhni si hapin e ardhshëm, është ajo që ju determinon juve”.

“Puna ime është që të krijoj një botë që zgjatë dy orë, ndërsa e juaja është që të krijoni një botë që zgjatë përgjithmonë. Ju jeni zbuluesit e së ardhmes dhe liderët e së ardhmes”.

Loading...