Portieri shkupjan, Daci, kualifikoi Gostivarin

Skuadra e Gostivarit është kualifikuar për në tetën e finales të kupës së Maqedonisë në futboll pas triumfit ndaj Teteksit në Tetovë me rezultat 4-3 në penallti, ngase në kohë të rregullt ndeshja kishte përfunduar 1-1.

Futbollistët e Gostivarit të parët kishin kaluar në epërsi me golin e Valon Zeqirit në pjesën e parë, kurse Teteksi ka barazuar në minutat shtesë të ndeshjes.
Meqë nuk pati fitues në lohë të rregullt dhe në vazhdime, fituesin e kanë përcaktuar penalltitë.

Dhe, këtu hero i ndeshjes për Gostivarin ka qenë portieri shkupjan Osman Daci, i cili ka arritur të ndal dy penalltitë e fundit dhe duke kualifikuar ekipin e tij në tetën e finales të kupës së Maqedonisë.

Loading...