Boksieri rus Alexander Povetkin është shprehur se është frymëzuar se fundi nga filmat me artet marciale mikse dhe se po përgatitet për një duel të ashpër, madje të dhunshëm ndaj Anthony Joshua. Përballja mes dy boksierëve të peshës së rëndë do të zhvillohet më 22 shtator në stadiumin “Wembley”, ku Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë WBA, WBO dhe IBF.

Joshua është i pampshtur në ring, por Povetkin shprehet se kjo gjë nuk e tremb aspak, ndërkohë që të dy boksierët janë fitues së medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

“Nuk e kam menduar fjalën humbje për këtë duel, por të ngjitem në ring dhe të largohem që aty fitues. Kemi gati skenarë në varësi të asaj që do të ndodhë në ring që në raundet e para”, tha Povetkin. “Jam përgatitur për çdo stil boksimi që do të përdorë Joshua. Ne duam të fitojmë, kjo është më e rëndësishme”, u shpreh boksieri rus.

Loading...