Maqedoni

PPS dhe një pjesë e të akuzuarve përballen në gjykatën e Apelit, shqyrtohen ankesat nga dy palët

apelacija-696x522

Gjykata e Apelit sot ka planifikuar të mbajë pesë seanca në të cilat do të shqyrtohen ankesat e dorëzuara nga Prokuroria Publike Speciale dhe nga ana e të akuzuarve për lëndët e tyre, njofton InfoShqip.

Ankesat në gjykatën e shkallës së dytë kanë ardhur pasi që Gjykata themelore Shkupi 1 për disa persona ka pranuar të merren pasaportat, e për disa tjerë është refuzuar, e për disa në vend të paraburgimit është vendosur të merren pasaportat.

Siç njofton InfoShqip, PPS ka parashtruar ankesa për të gjitha vendimet e Gjykatës themelore Shkupi 1, edhe pse gjykata ka vendosur për marrjen e dokumenteve të udhëtimit për Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovskës, Martin Protugjerit dhe Kiril Bozhinovskit, për ta PPS ka kërkuar paraburgim.

Gjatë javës së kaluar kishte gjithashtu seanca, ndërsa Gjykata e Apelacionit të shtunën publikoi 6 vendimet e para, sipas të cilave pa pasaporta kanë ngelur, redaktorja e televizionit Sitel, Ivona Talevska, si dhe 5 pjesëtar të njësitit special policor “Alfat”.

Seanca të tilla priten të mbahen edhe gjatë gjithë javës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top