Prokurorja e PPS-së, Lile Stefanova, në seancën e sotshme për lëndën “Titanik“ kërkoi konfiskimin e pasurisë së patundshme e të akuzuarve në këtë lëndë, gjegjësisht të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Martin Protugjer me vlerë nga 34.908.000 denarë.

Për zgjedhjet në vitin 2011 ajo ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së patundshme të Nikolla Gruevskit dhe Martin Protugjer me vlerë nga 34.908.77 denarë, çka i përgjigjet vlerës të mjeteve të jashtë ligjshme të mbledhura në kampanjën zgjedhore në vitin 2011.

Sipas PPS-së, në zgjedhjet e vitit 2011, 2013 dhe 2014 të njejtët në mënyrë antiligjore kanë mbledhur para për partinë, dhe gjithashtu sipas Stefnovas kanë kryer vepër penale për finansim të kampanjës zgjedhore.

PPS-ja ka kërkuar që të konfiskohet pronë prej 34.9 milionë denarë nga Nikolla Gruevski dhe Martin Protogjerit, të cilët ngarkohen për përfitim të paligjshëm për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2011.

Për zgjedhjet e vitit 2013, Stefnova tha se akti i prokurorisë kërkohet konfiskimi i pasurisë së patundshme me vlerë nga 41.435.100 nga Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski.

Nga të tre këta ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë së patundshme me vlerë nga 62.732.874 për zgjedhjet e vitit 2014.
Kjo është shuma e cila i përgjigjet fondeve të mbledhura në mënyrë të paligjshme për fushatat zgjedhore.
Seanca e radhës do të vazhdojë për lëndën e PPS-së “Titanik” më 21 maj.

Loading...