(E plotësuar) – Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim. Kryekuvendari Veseli ka kërkuar pauzë dhe mbledhje të kryesisë në zyren e tij.

Opozita sërish bllokon seancën, Veseli lut opozitarët të deklarohen

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës, pozita dhe opozita ndodhen në vendet e tyre.

Sigurimi ruan sërish foltoren. Veseli i lut opozitarët të ulen në vendet e tyre. Kërkon pauzë.

Pritet fillimi i seancës, vjen kryeministri dhe disa ministra

Nga çasti në çast pritet të filloj edhe mbledhja e Kuvendit të Kosovës ku do të debatohet për miratimin e buxhetit për vitin 2016, deri më tani kanë hyrë në sallë kryeministri Mustafa ministrat Hashim Thaçi, Ferid Agani, Hykmete Bajrami dhe Arban Abrashi dhe ndonjë deputet i pozitës raporton gazetari i Bota sot nga salla e Kuvendit, ndërsa nga Opozita deri në momentin e raportimit ka ardhur vetëm Ilir Deda.

Kuvendi sot me seancën për buxhetin, opozita paralajmëron bllokimin

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të sot në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar projektligjin e propozuar nga qeveria për buxhetin e vitit 2016.

Thirrja e seancës, është kundërshtuar nga opozita.

Tri partitë opozitare nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sërish të përdorin gazin lotsjellës apo edhe mjete tjera për të bllokuar punimet e seancës, siç kanë vepruar në mbledhjet paraprake.

Si kusht që të mos ketë bllokim të seancave, opozita po kërkon që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të anulojnë marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Loading...