Prej 15 nëntor hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore, rikujtoi sot në konferencë shtypi Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugort KRSKRR.

Prej aty theksojnë që shoferët t’i përgatisin automjetet për qarkullim të sigurtë në kushte dimërore dhe e përmendin obligimin për posedim të pajisjeve dimërore në automobila, për të cilat përderisa nuk respektohet parashihen dënime prej 45 eurove në kudnërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i rregjistrohen 25 pika negative.

Nën pajisje dimërore për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar, e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, si pajisje dimërore konsiderohen pneumatikët dimërorë në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të reliefeve të shtresave që shkel në madhësi dhe gjerësi të reliefeve me minimum prej katër milimetra nëse automjeti në pajisje ka zinxhir për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose pajisje tjetër ndihmëse përkatëse.

Autobusët dhe automjetet e tjera transpotuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë gom dimri dhe mjet dore – lopatë.

Nga KRSKRR sqarojnë se goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën fjollës së dëborës.

Gjithashtu nga KRSKRR apelojnë tek shoferët që t’i mbajnë dhe t’i përdorin pajisjet dimërore për automjetet e veta, siç thonë për vozitje të sigurtë me automjet dhe arritje të sigurtë dhe të papenguar në destinacionin e dëshiruar.

Loading...