Qyteti i Shkupit njofton se prej nesër përfundon vozitja falas në autobusët e Ndërmarrjes së Qytetit të Shkupit, pasi që situata alarmante me ndotjen e ajrit, ashtu siç thonë, është qetësuar.

“Në pajtueshmëri me të dhënat nga Ministria e Ekologjisë, gjendja alarmante është ndaluar. Për atë, prej nesër shfuqizohet masa e jashtëzakonshme për vozitje pa pagesë dhe masa për lirim nga puna të personave që janë të punësuar në Qytetin e Shkupit dhe në ndërmarrjet e qytetit të cilët janë në moshë mbi 60 vjeçare, të sëmurët kronik, por edhe të grave shtatzëna”, thuhet në njoftimin e Qyteti të Shkupit.

Loading...