Gazetarët dhe fotografët Tomaso Pini dhe Leonardo Lukarelli nga revista e njohur italiane “Motociclismo” do të bëjnë moto-info-turne rreth Maqedonisë dhe do të shkruajnë reportazh prej 14 faqesh që do të publikohet në edicionin qershor / korrik.

Pini dhe Lukarelli do të qëndrojnë në vend nga data 7 deri më 10 prill, ndërsa nikoqir është Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit (APMT).

Është planifikuar ta vizitojnë Shkupin, Manastirin, Mariovën, Prilepin, Treskavecin, Kullat e Markos, Ohrin dhe Galiçicën.

“Maqedonia, praktikisht, do të ketë vend dominues në revistë. Mysafirët e konsiderojnë për vend me ambient ideal për moto-turizmin, me histori të madhe dhe identitet turistik, ndërsa turneu i tyre ka për qëllim ta tregojë përmes tipareve kryesore: kulturës, historisë, natyrës dhe modernitetit. Me këtë motor-turne konkurrues presim që Maqedonia me sukses të kualifikohet në Itali, duke marrë parasysh që agjencitë turistike italiane janë të gatshme ta përfshijnë në katalogët e tyre”, thotë për MIA-n drejtori i APMT, Ljupço Janevski.

Info-Turneu i Pinit dhe Lukarellit është organizuar në bashkëpunim me TA Go Balkan, përfaqësuesi i të cilit është Vlatko Sulev ndërsa merr pjesë edhe bashkëpunëtori i APMT për tregun italian të turizmit, Fabio Kotifava.

“Motociclismo” është revistë e njohur për motoçiklizëm në Itali, një nga më të vjetrat në botë, numri i parë i të cilës doli në vitin 1914. Sot ka një tirazh mujor prej 173,000 kopjesh, faqja e internetit kalon një milionë vizitorë në muaj, faqja e Fjesbukut ka 270,000 ndjekës, dhe në kanalin e tij të JuTjub marrin pjesë njerëz të famshëm mes të cilëve edhe kampioni i motoçiklizimit, Valentino Rosi.

Loading...