Me 7 dhjetor vjen Premiera e shfaqjes “as andej, as këndej” në Teatrin e Kumanovës me regji të Kastriot Abdyli. Dramatizimi i shfaqjes është bërë nga Ilir Ajdini pas autorëve: Bojan Trinunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski.
Shfaqja “as andej, as këndej” pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shum persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Kjo është edhe qëllimii i Ilirit i cili edhe pse në moshën 50 vjeqare niset drejt Amerikës ku në Airoportin e Frankfurtit takohet me Bekimin i cili për dallim nga Iliri pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në Maqedoni po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin jo vetëm që sjell situata komike por edhe tensione dramatike me aktorët: Ismail Kasumi Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi, instrumetalistë Baba Bend dhe Funda Ali , inskecient Driton Ramadani, organizator Jakupi Jakupi dhe Skenografia Ardian Kadriu.

Loading...