Premiera “MAKBETHI” ne Shkup

Drama Makbethi është njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta për pushtet në Skoci gjatë shekullit XI, mirëpo vendosja në skenë e kësaj shfaqe bëhet edhe më kuptimplotë kur kemi parasysh kontekstin tonë shoqëror dhe luftën për pushtetet. Regjisorja Dobreva nuk i është nënshtruar konceptit klasik të dramës, ashtu siç jemi mësuar ta shohim deri më tani këtë tragjedi, por me gjetje inventive regjisoriale ajo sjell në skenë një “Makbeth të ri”

Shkup, 8 dhjetor – Teatri Shqiptar në Shkup të mërkurën në mbrëmje do të shfaq tragjedinë “Makbethi” të Uilliam Shekpirit, në regji të regjisores së njohur bullgare, Diana Dobreva, shkruan gazeta KOHA. Në rolin e Makbethit do të shfaqet aktori Muazbajdin Qamili-Muçi, kurse në rolin e Zonjës Makbeth, aktorja Teuta Ajdin Jegeni. Drama Makbethi është njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta për pushtet në Skoci gjatë shekullit XI, mirëpo vendosja në skenë e kësaj shfaqe bëhet edhe më kuptimplotë kur kemi parasysh kontekstin tonë shoqëror dhe luftën për pushtetet. Makbethi është një gjeneral në ushtrinë e mbretit dhe një ditë krejt papritur ai ndeshet me një magjistare e cila parashikon fatin e tij dhe i tregon se do të bëhej mbret. E etur për pushtet dhe ndikim, Zonja Makbeth do ta bind të shoqin se mënyra më e lehtë dhe më e mirë për t’u realizuar kjo, është vrasja e mbretit, pas çka ai do të merrte fronin. Përmes personazheve të Makbethit dhe Zonjës, por edhe personazheve të tjera, gjithnjë në këtë mes na shfaqet lufta mes të mirës dhe të keqes. Edhe pse Zonja Makbeth e bind të shoqin që ta vras mbretin, Makbethi ashtu si edhe Zonja, më pas kurrë nuk do të arrijnë të jenë të lumtur ngase do t’i shoqërojë ndjenja e fajësisë dhe vrasja e ndërgjegjes. Regjisorja Dobreva nuk i është nënshtruar konceptit klasik të dramës, ashtu siç jemi mësuar ta shohim deri më tani këtë tragjedi, por me gjetje inventive regjisoriale ajo sjell në skenë një “Makbeth të ri”. Vet regjisorja është përkujdesur edhe për skenografinë e shfaqes së bashku me skenografen Ines Golja, kurse për muzikën është përkujdesur Petia Dimanova, ndërsa dramaturgu Avni Halimi për përshtatjen e tekstit. Përveç Muzjbajdin Qamilit në rolin e Makbethit dhe Teuta Ajdinit në rolin e Zonjës Makbeth, në këtë shfaqje luajnë edhe Beqir Nuredini si Alter ego, Mbreti Dankan që interpretohet nga Vebi Qerimi, Zonja Makdaf nga Drita Kaba-Karaga, në rolin e magjistricave shfaqen Amernis Nokshiqi – Jovanovska, Zarije Jonuzi e Mirlinda Saiti, kurse në rolin e Bankos shfaqet Fisnik Zeqiri,Makdafi luhet nga Genci Mirzo, Angusi nga Hajrullah Ramizi, Rossi nga Visar Etemi, Malkolmi nga Dritëro Ame, Donalbani nga Blerim Dardhishta, Doktori nga Osman Ahmeti, i Biri i Makdafit nga Ibrahim Xhemaili, Setoni nga Asdren Selimi dhe dy ushtarët nga Sulejman Ibrahimi e Xhaner Musiqi. Shfaqja do të luhet sonte 09.12.2015 në ora 20, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup.

Loading...