Aktuale

Premtohet përmirësimi i kushteve për të punësuarit në burgjet e Maqedonisë

Burgu-780x439

Së shpejti pritet zgjidhja e problemit me uniformat, pajisjen dhe kushtet për punë të të punësuarve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Tashmë punohet në grumbullimin e të dhënave për uniformat dhe pajisjen e policisë së burgut.

Bindje të këtillë ka marrë kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Pece Grujovski në takimin e sotëm me drejtorin e Administratës për Kryerje të Sanksioneve, Jovica Stojanoviq.

“Opinioni ka parë se çfarë kushte të punësuarit punojnë në burgje. Është evidente se nevojitet qasje shumë serioze në zgjidhjen e problemeve  dhe nevojitet dialog i vërtetë social nëse duam të arrijmë deri në zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme për të punësuarit”, deklaroi Grujovski pas takimit.

Pas marrjes së vendimit të ri ligjor është kontraktuar që të qaset drejt nënshkrimit të marrëveshjes kolektive me çka, siç deklaroi Grujovski, do të zgjidhen pjesa më e madhe e problemeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top