Rajon-Botë

Presidenti çek sulmohet nga një grua, quhet prostitutë e Putinit

auto-2394jkmna34271515824391_1515825130-7691263

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”, derisa ai ka qenë duke votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Duke thirrur disa herë të njëjtin slogan, gruaja ka vrapuar drejt Zemanit në një qendër votimi në Pragë, përpara se të largohej nga rojet e tij.

Femen, një grup ndërkombëtar i feministeve, tha në ueb-faqen e tij se gruaja është Angelina Diash, shtetase e Ukrainës.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer shpejt për të votuar.

Ai garon për mandatin e dytë presidencial. Zeman ka shkaktuar polemika duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke ngrohur marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur shumë në Evropë druajnë se Moska po ndërhyn në zgjedhjet dhe çështjet e tjera në Perëndim.

Kandidatët e tjerë për president të Çekisë përfshijnë tekstshkruesin Michal Horacek, ish-kryeministrin e krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top