Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ishte i ftuari i “Zona Gol”, mes tjerash ka folur edhe për ofertën që ia ka bërë Ferhan Hasanit.

“Lojtari që kam kërkuar me insistim ka qenë Ferhan Hasani, ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, më tha që duhet të prisnim, që të kthente përgjigje. I kam thënë shihe dhe ofertën tonë dhe vendos. I ofrova 250 mijë euro, por atje ku ka shkuar (AL-Raed) merr shumë më tepër. Ekubanit i kemi ofruar gjysmën e pagës që merrte te Leeds United dhe e presim deri në fund të merkatos”, tha ai.

Loading...