Shkruan Ejup Berisha

Presidenti i shtetit në bazë të Kushtetutës së vendit ka të drejtë ti ratifikojë ligjet qe i miraton Kuvendi i Republikës. Ky akt quhet akt i ratifikimit të ligjeve nga ana e Presidentit të shtetit. Nëse e ratifikon Presidenti një ligj kjo është edhe dëshmi se ai nuk ka asnjë vërejtje as me procedurën e sjelljes së tij por as me përmbajtjen e ligjit meqë supozohet se ai në baze të analizave të bëra ka konstatuar se i njejti ligj është në perputhje me Kushtetutën si akt më i lartë juridik në shtet.Presidenti i Republikës gjithashtu ka të drejtë të mos e nënshkruaj apo ratifikoj një ligj nëse i njejti e konteston procedurën e miratimit të tij apo edhe përmbajtjen e vet ligjit të miratuar. Edhe kjo pra është e drejtë kushtetuese e tij.Kur jemi te qështja e ligjit të miratuar per gjuhët Presidenti edhe pas ca ditësh pasiqë e ka pranuar ligjin e miratuar në Kabinetin e tij ai akoma nuk e ka ratifikuar apo nënshkruar ligjin apo nuk është prononcuar se do ta bëj apo jo këtë gjë, dhe nëse i njejti mbetet në fjalët që i tha gjatë fjalimit të fundvitit para deputetëve në Kuvendin Republikan të mbajtur më 26 dhjetor ky ka gjasa edhe të mos e ratifikoj ligjin për përdorimin e gjuhëve. Por kur jemi te e drejta e mosdekretimit të ligjeve apo te vetoja e Presidentit të Republikës së Maqedonise duhet bërë të ditur se ajo nuk është veto suspenduese por vetëm veto që e shtyen hyrjen në fuqi te ligjit të cilin nuk e ratifikon Presidenti. Po të kishte te drejte vetoje suspenduese Presidenti i shtetit tonë sic e ka ne disa raste te caktuara Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes që quhet veto xhepi atëher Kuvendi duhet të mendoj mirë se a do ti qaset edhe njëher miratimit të ligjit të njejtë.Prandaj meqë Presidenti i Republikës së Maqedonise kete te drejte te ashtuquajtur te vetos per nje ligj te caktuar mund ta perdor vetem një herë atëher ligji në fjalë sërish mund të vehet në procedurë kuvendore dhe nëse pas tridhjete ditësh të njejtin e votojnë 61 deputet të Kuvendit në këtë rast Presidenti është i obliguar që ta ratifikojë të njejtin dhe ligji bëhet pjesë përberese e sistemit juridik të vendit. Qështje apo problem tjetër më I rëmdësishme se vetoja e Presidentit të shtetit është zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve (meqë në Maqedoni ne më shumë vuajmë nga moszbatimi i ligjeve sesa nga vetoja që rrallë e përdorin Presidentët e Shtetit), nga ana e organeve dhe institucioneve që janë të obliguara ta zbatojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve.Ligji i miratuar nuk mund te vlejë nëse nuk zbatohet.Prandaj duhet të ketë kombinim përpjekjesh dhe aktivitetesh pra shtytje dhe stimulim aty ku ka vullnet që ai të zbatohet por edhe detyrime dhe sankcione aty ku nuk ka vullnet per tu zbatuar ligji.Sepse ligji prodhon efekte apo pasoja juridike vetëm kur zbatohet ndërsa kur nuk zbatohet ai mbetet vetëm shkronjë e vdekur në letër.

Loading...