Maqedoni

Presidenti Ilir Meta në “Inside” flet për shqiptarët e Maqedonisë (Video)

ilir meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka dhënë një intervistë në emisionin <INSIDE> të gazetares Liridona Vejseli, në Zhurnal.mk, ku  Presidenti  ka folur për çështje të rëndësishme  për rajonin dhe Maqedoninë.

Presidenti theksoi përkrahjen e Shqipërisë për shqiptarët jashta kufijve administrativ, ku tha se është detyra jonë të kujdesemi qoftë edhe për nje shqiptarë të vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqipëria ka bërë gjithmonë më të mirën që ka patur dhe që ka pas mundësi, për të përkrahur aspiratat e shqiptarëve kudo në rajon për të drejtat e tyre  u shpreh Presidenti Ilir Meta, ku gjithashtu tha:  “Për shqiptarët e Maqedonisë Shqipëria ka qenë gjithmonë  një mbështetëse e të drejtave të tyre,  gjithmonë duke e vendosur në balanc stabilitetin e Maqedonisë me përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Ka patur mjaft progres, por cilësia e progresit ngelet gjithmonë një sfidë dhe unë mendoj se Shqiptarët në Maqedoni po angazhohen në këtë drejtim”, tha mes tjerash Presidenti shqiptar.

Presidenti Meta vuri theks të vecantë edhe tek përkrahja e Shqipërisë ndaj Kosovës,  duke kujtuar se gjithmonë Shqipëria do të jetë edhe pranë shqiptarëve në rajon, njashtu për shqiptarët e Malit të Zi dhe problemeve të tyre, duke  ruajtur edhe marrëdhënie shumë të mira me lidershipin e Malit të Zi në interesit të procesit Euro Atlantik, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë ku i ftuar special ishte Presidenti i Shqipërisë, z.Ilir Meta

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top