Shorti në Dublin për kualifikimet për kampionatin europian në futboll në vitin 2020 ka sjell edhe një ndeshje, e cila do të ishte interesante nga arsyet jashtë futbollit. Bëhet fjalë për ndeshjen mes përfaqësusesve të Malit të Zi dhe Kosovës.

UEFA nuk ka lejuar që Kosova të luaj me Serbinë dhe BH, pasi Bosnja dhe Hercegovina nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, sipas rregullave të Uefa-s nuk ka ndonjë pengesë që Kosova të mos luaj me Malin e Zi.

Dejan Saviçeviç, presidenti i Federatës së futbollit të Malit të Zi për “Telegraf.rs” ka thënë se pret një sfidë të madhe në organizimin e kësaj ndeshje.

 

“Ne si Federatë do ta kemi shumë vështirë të organizojmë këtë ndeshje. Mendoj se policia jonë kundër Serbisë tregoi se di të organizojë ndonjë ngjarje të madhe, kështu që vlerësoj se edhe kundër Kosovës do ta kryejnë punën si duhet. Kjo ndeshje do të jetë edhe më vështirë se sa ndeshja me Serbinë, pasi tani do të kemi tre degë: serbe, malazeze dhe shqiptare”, tha Saviçeviç./lajm

Loading...