Presidenti Nishani dhe kryeministri Rama, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Atdheut. Ata kanë vendosur me radhë, kurora me lule, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, të pasuar nga zyrtarët e tjerë të shtetit.

Një ditë më parë, Presidenti dhe Kryeministri ishin po sëbashku në Vlorë, në homazhet në kujtim të Ditës së Pavarësisë.

(Fotoja, nga homazhet e vitit 2014)

Loading...