Presidenti, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare, ish-kryeadministratorin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë  Bernard Kouchner.

Me këtë rast, kreu i shtetit ia ka dhuruar Kouchnerit edhe librin e tij biografik, “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

“Me ish-shefin e diplomacisë franceze dhe ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës. Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë”

“Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës”.

“Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka theksuar presidenti i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Loading...