Presidentja kroate feston ditën e fitores kundër Serbisë në përqamin e dy shqiptarëve (Foto)

Në fotografinë më poshtë është presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, e përqafuar me
gjeneralin shqiptar që luftoi kundër serbëve në Kroaci, Rrahim Ademi dhe me futbollistin e njohur
shqiptar të Hajdukut të Splitit, Ardijan Kozniku. Ata kanë marrë pjesë në shënimin e 23 vjetorit të
çlirimit të Kroacisë nga Jugosllavia, shkruan Gazeta Lajm.
“Oluja” në shqip do të thotë stuhia! Ish futbollisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku, i cili me
kombëtaren e Kroacisë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, ka qenë
në festën e madhe të kroatëve përkatësisht të “Oluja-s”, në 23-vjetorin e çlirimit të Kroacisë nga ai
serbosllav.
“Oluja” para 23 viteve i kishte dhënë goditje të tmerrshme makinerisë serbo-çetnike, duke i
shpartalluar keq. Kozniku ishte i ftuar special në festën madhe, ku ishin presidentja kroate Kolinda
Grabar Kitaroviç, gjeneralët Rrahim Ademi, Ante Gotovina, ministri i luftëtarëve të Kroacisë Tomo
Medvedev etj.
Ministri i luftëtarëve të Kroacisë Tomo Medvedev

Loading...