Presidentja kroate godet ashpër Sheshelin: E kemi mposhtur idenë për “Serbinë e Madhe”

Krimineli serb i luftës Vojisllav Sheshel ka vazhduar provokimet ndaj Kroacisë dhe përdhosjen e flamurit kroat. Ai ka hequr na shtiza dhe ka shkelur me këmbe flamurin kroat të vendosur në Parlamentin serb me rastin e vizitës së një delegacioni nga Kroacia. Njëkohësisht ka sharë dhe ka ofenduar pjesëtaret e delegacionit kroat, kurse partia e tij radikale përmes një kumtese ka konfirmuat skandalin.
Ndaj kësaj sjellje ka reaguar ashpër presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, transmeton Gazeta Lajm.
“Shkelja e flamurit kroat është manifestim i pafuqisë nga ana e udhëheqësit të politikës së mposhtur kriminele, që i solli shumë tragjedi popullit kroat, duke përfshirë edhe kroatet e Vojvodines.Për të dhe për të ngjashmit e tij dënimi më i madh është ekzistimi i Kroacisë së pavarur dhe dështimi i plotë i projektit ‘Serbia e Madhe'”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Loading...