Në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, ka potencuar Srebrenicën. E ka bërë këtë si një gur të lëshuar ndaj delegacionit serb, por dhe ndaj vetë Kombeve të Bashkuara.
Ajo kujtoi fjalët e të ndjerit Kofi Annan në fundin e jetës së tij se “Srebrenica ishte turpi i Kombeve të Bashkuara”.
Ajo tha gjithashtu se në zgjedhjet e ardhshme në Bosnje mund të hapet “Kutia e Pandorës”, e cila kërcënon sigurinë e Evropës Juglindore.
Kolinda Grabar Kitaroviç, nuk harroi të përmendte në fjalimin e saj dhe suksesin kroat në Botërorin e Rusisë.

Loading...