Një grup arkeologësh dhe zhytësish profesionistë nga Instituti i Arkeologjisë, në ekspeditën e quajtur “Prespa 1”, të zhvilluar në muajt prill-maj në Liqenin e Prespës, sjellin fakte se vendbanimet në këtë zonë datojnë të paktën që prej 3.100 vitesh.

Ekspedita tërësisht shqiptare, me zhytës dhe arkeologë nga Instituti i Arkeologjise, ka dalë në këtë përfundim pas gjetjeve nënujore.

“Jemi rreth 1.100-1.000 vite përpara Krishtit, pra janë rreth 3 mijë vjet që ka ekzistuar ky vendbanim. Është me mjaft interes, pasi duke u përqendruar në këto gjetje dhe tek të dhënat shkencore që marrim nga ky vend, kemi mundësi që të bëjmë edhe krahasime me zonat e tjera të gërmuara deri më tani në tokë, apo përtej kufirit në Maqedoni e Greqi”, thotë Dr.Adrian Anastasi, drejtues i Arkeologjisë Nënujore të Institutit të Arkeologjisë.

Enët dhe materialet e gjetura ruajnë thuajse tërësisht formën e tyre, gjendje e cila është bërë e mundur për shkak se Prespa nuk është prekur nga elementë agresivë natyrore, shpjegon Drejtuesi i Ekspeditës.

motiv-od-prespa-4

Tabani i liqenit është në formen e llumit, një mbrotjës shumë i mirë ndaj degradimit të materialit arkeologjik, i cili prek hapësirën e 7 hektarëve.

“Nuk janë zbulimet e para në këtë zone, por Prespa është një zbulim i ri, mjaft i rëndësishëm për faktin se ka një sipërfaqe të madhe. Është një vendbanim prehistorik që shkon, të paktën nga percaktimet e para që kemi bërë deri më tani, në 7-7.5 hektarë, një vendbanim që për kohën është shumë i madh”, thotë Anastasi.

Gjatë kërkimeve është bërë edhe zonimi në mënyrë që në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, këto site arkeologjike të mbrohen dhe ruhen si trashëgimi kulturore e vendit.

prespa-1-640x480

Loading...