Dronët e veçantë mund të përdoren që të shpëtohen të gjithë ata persona që mbesin të ngujuar brenda ndërtesave të larta të përfshira nga zjarri – duke hapur kështu rrjeta gjigante mbi të cilat mund të kërcejnë nga dritaret.

Bëhet fjalë për dronë Net që përdorin sistemin e navigimit GPS, për të lokalizuar vendin ku është përfshirë nga zjarri dhe kështu dërgojnë sinjale për intervenim, pasi me fluturim shmangin trafikun e dendur dhe shfaqen në vendin e ngjarjes për pak minuta, transmeton Telegrafi.

Sapo i afrohen ndërtesës, dronët hapin rrjetën mbi të cilën mund të kërcejnë pa problem qytetarët e rrezikuar. Rrjeta është e punuar nga materiale të forta që pa ndonjë problem bartin të rriturit.

Këta dronë janë dizajnuar nga gjashtë studentë të Universitetit Politeknik dhe i Elektronikës Inxhinierike në Kinë, dhe së fundmi janë shpërblyer me çmimin Golden Pin Concept.

Bëhet fjalë për studentët Diao Hao-Ming, Liu Xiang, Li Hao-Hua, Zhu Nan-Tong, Li Guo-Yu dhe Hu Zhen-Yuan, të cilët në vazhdimësi hulumtojnë dhe mundohen të prodhojnë diqka që do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve. /Telegrafi/

Loading...