Nga filmat që do të aplikojnë, do të përzgjidhen 10 filmat më të mirë për tu shfaqur në PriFest, ndërkohë filmi më i mirë do të fitojë një kamera profesionale dhe pllaketen e Hyjneshës së Gjelbër, përcjellë KultPlus.

PriFest ka hapur sot thirrjen për projektet filmike të metrazhit të shkurtër që do të prezantohen në kuadër të Green Film Project, projekt ky i iniciuar nga PriFest dhe që shënon vitin e dytë këtë vit.

Vitin e kaluar i përkrahur nga Bechtel Enka, ky projekt nxiti interesim të jashtëzakonshëm të të rinjëve nga Kosova në grup moshën 14-25 vjeç.

“Të njëjtat kushte do të vlejnë edhe në këtë vit”, u shpreh Vjosa Berisha, drejtoreshë e PriFest, “ishim jashtëzakonisht të kënaqur me pjesëmarrjen vitin e kaluar, aplikuan shumë të rinjë, me ndihmën e jurisë ndërkombëtare përzgjodhëm dhjetë filmat më të mirë dhe në mes tyre më të mirin Elion Misini dhe filmin e tij “Trash Monsters” të cilit i ndamë çmimin kamerë profesionale për një realizim fantastik të filmit që reflektoi direkt temën e mbrojtjes së ambientit. Ai është ftuar që këtë vit të jetë pjesë e jurisë për përzgjedhjen e filmave të edicionit të dytë të Green Film Project”, ka thënë Berisha.

Të interesuarit për të marrë pjesë në ketë projekt duhet të jenë në grup-moshën 14-25 vjeç, të realizojnë idenë e tyre në mënyrën dhe formën që ata duan, me iphone, ipad, kamerë apo çfarëdo pajisje tjetër. E rëndësishme është që filmi të realizohet në Kosovë dhe të ketë për temë ngritjen e vetëdijes ndaj çështjes së mbrojtjes së ambientit. Gjatësia e filmit duhet të jetë nga 30 sekonda deri në 3 minuta.

Nga filmat që do të aplikojnë, do të përzgjidhen 10 filmat më të mirë për tu shfaqur në PriFest, ndërkohë filmi më i mirë do të fitojë një kamera profesionale dhe pllaketen e Hyjneshës së Gjelbër.

Për më shumë informacione vizitoni faqen e PriFest www.prifest.org/. Deadline për aplikime është 5 prill 2017. Filmat duhet të ngarkohen (upload) në faqen e PriFest në formatin vimeo. Për paqartësi shkruani në info@prifilmfest.org. /KultPlus.com

20170228111408819

Loading...