Princi Salman i Arabisë Saudite viziton Rusinë

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, do të vizitojë Rusinë, javën e ardhshme, për ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit.Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se Salman mund të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.“E presim vizitën e tij”, tha Peskov.Arabia Saudte do të përballet me Rusinë në Moskë, më 14 qershor, për ndeshjen e hapjes së Kampionatit Botëror – që është ngjarja më e famshme sportive glob.Arabia Saudite dhe Rusia janë dy eksportuese të mëdha të naftës dhe kanë bashkëpunuar në nivelet e prodhimit, së pari duke reduktuar prodhimin për të rritur çmimet dhe, kohët e fundit, në rritjen e prodhimit për të lehtësuar shqetësimet e konsumatorëve për çmimet e larta.

Loading...