Rajon-Botë
02/12/2015 17:52:25

Prindërit mysliman e vrasin vajzën e tyre sepse bëri seks

prinderit

Prindërit të fesë islame e kanë vrarë vajzën e tyre për shkak të ‘turpërimit’ që ajo i ka shkaktuar familjes pasi që kishte bërë seks me një njeri të cilin familja nuk e dëshironte.

Kjo vrasje e Lareeb Khan, 19 vjeçare, ishte bërë nga babai i saj Azadullah, 52 vjeçar, i cili ishte futur në dhomën e saj të gjumit natën dhe e kishte mbytur atë duke e shtrënguar në fyt.Kjo vrasje ishte nxit pasi që prindërit e saj kishin mësuar se ajo kishte provuar të vjedh kondoma për të bërë seks me të dashurin e saj.

Prindërit Khan ishin me origjinë nga Pakistani dhe kishin pasur qëllim që të ia caktojnë martesën Lareeb me një dentist i cili ndryshe nga nëna dhe babai i saj, fliste rrjedhshëm gjermanisht dhe ishte komplet i asimiluar në shoqërinë perëndimore.Khan kishte thënë për policinë pas vrasjes: “Vajza ime nuk ka mundur ta mbrojë vetën pasi që njërën armë e kishte të bllokuar dhe nuk mund të fliste pasi që unë isha duke e shtrënguar shumë fortë. Unë e kam vërejtur që pas 5 minutave ajo ishte e vdekur por unë kisha vazhduar ta shtrëngoj”.

Ata fillimisht kishin planifikuar që ta hedhin diku trupin e saj pas vrasjes dhe të deklaronin se vajza e tyre kishte ikur nga shtëpia, por kufoma e saj ishte gjetur ditën e nesërme dhe pastaj prindërit e kishin pranuar krimin.

 

To Top