Prishtina e rikthyer në shtëpi pret Drenicën, ndërsa Flamurtari do të jetë nikoqir i KEK-ut

Java e tretë në elitën e futbollit kosovar filloi ditën e premte me një befasi, ku kampioni në fuqi u mposht nga Liria.

Ndërkohë ditën e shtunën u zhvilluan dy ndeshje tjera ku Llapi demoloi Ferizajn ndërsa Feronikeli mposhti Ballkanin në minutën e fundit.

Dita e diel do ta përmbyllë këtë xhiro me tri ndeshje, ku dy prej tyre zhvillohen në kryeqytet.

Flamurtari që ka nisur në mënyrë të mrekullueshme këtë edicion, do të jetë nikoqir i KEK-ut.

Kuqezinjtë kanë marrë dy fitore në po aq ndeshje, ndërsa janë favorit edhe përballë ‘Elektricistëve’.

Kryendeshja e ditës padyshim që do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Gjilani do të përballet me Trepçën ’89.

Bardh e kuqtë kanë zhvilluar vetëm një ndeshje dhe kanë marrë tri pikë, ndërsa 89-shi pas dy javëve të para ka vetëm një barazim.

Dy ndeshjet e para startojnë me orar të ngjashëm me ato të dy javëve të para prej orës 16:45.

Ndërkohë në stadiumin Fadil Vokrri, Prishtina do të rikthehet për t’i luajtur ndeshjet.

Fituesit e Kupës së Kosovës do të rikthehen në shtëpi pas dy viteve dhe do të jenë nikoqir të Drenicës.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve dhe fillon nga ora 19:45. /Telegrafi/

Loading...