Prishtinë, protestë e opozitës kundër marrëveshjeve me Serbinë

Tri subjektet opozitare në Kosovë do të mbajnë manifestim protestues në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Manifestimi protestues i opozitës që do të mbahet nga ora 14:00 është paralajmëruar se do të jetë paqësor, ndërsa subjektet opozitare kanë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë për të kundërshtuar marrëveshjet.

Manifestimi i opozitës do të përcjellet nga afër nga shumë forca policopre që kanë ardhur në Prishtinë edhe nga rajo tjera, për të qenë në gjendje gatishmërie në rast të ndonjë incidenti në protestë.

Loading...