Po vazhdon seanca gjyqësore e Gjykatës së Apelit në Shkup, ku vendoset lidhur me ankesën e ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Në shkallë të parë Gruevski është dënuar me 3 vite arrest, kurse sot Gjykata e Apelit do të vendosë nëse do të vërtetohet vendimi i Gjykatës Themelore, ose do të kërkojë ndryshim të atij vendimi.
Në pritje të vendimit, një grup simpatizuesish të Gruevskit dhe partisë së tij, VMRO-DPMNE, janë mbledhur para Gjykatës së Apelit në Shkup, shkruan Gazeta Lajm. Atyre u është bashkangjitur edhe ish kryetari i qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski.
Para gjykatës së apelit, poashtu vërehen edhe forca të shtuara policore.

Loading...