Maqedoni

Pritja për Tarçullovskin ishte masakra e dytë e BDI-së ndaj Lubotenit, tani po bëhet “masakra” e tretë

grtrc

Masakrën e parë e përjetuam në vitin 2001, masakrën e dytë kur qeveria VMRO-BDI organizoi pritje solemne për kriminelin Johan Tarçullovski i cili u lirua më herët falë ndihmës financiare që ia kishte dhënë ajo qeveri, kurse masakra e tretë po ndodh tani, kur BDI po punon kundër fitores së kandidatit shqiptar në komunën e Butelit, komunë në të cilën bie fshati Luboten.
Kështu thotë një banor i fshatit Luboten, duke komentuar kërkesën e BDI-së që në rrethin e parë të votohet kandidat maqedonas.
“Të kërkohet nga Luboteni i masakruar të mos votohet kandidati shqiptar, por të votohet kandidati maqedonas është me të vërtetë një krim i ri që po na bëhet”, thotë ky banor i Lubotenit, që nuk dëshiron të ja përmendim emrin, që të mos shkaktohen tensione në fshat.
Ai thotë se padyshim do të votojë për kandidatin shqiptar dhe bën apel që të gjithë bashkëfshatarët e tij të veprojnë njësoj.
“Të votosh kundër kandidatit shqiptar është tradhti edhe ndaj viktimave të masakruara në vitin 2001”, thotë ky banor i Lubotenit.
BDI është partia e vetme prej partive më të mëdha shqiptare, që nuk ka nxjerrë kandidat në këtë komunë edhe pse Buteli ishte premtuar si “projekt i radhës kombëtar” i BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top