Janë paraqitur probleme për seleksionuesin Igor Angelovski në prag të ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Lihtenshtajnit, të shtunën në Shkup. Sic marrim vesh katër futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë, Ferhan Hasani, Boban Nikolov, Mite Cikarski dhe Stefan Spirovski janë ankuar në dhimbje stomaku. Ekipi mjekësor po bën gjithcka që ti aftësojë lojtarët në fjalë për të kryer aktivitet e ditës dhe të jenë të gatshëm për lojë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e shtyrjes së stërvitjes së paraditës dhe konferencës për media. Stërvitja dhe konferenca për shtyp do të fillojnë në ora 17:00.

Loading...