Marrëveshja e spitalit “Zhan Mitrev” për kryerje të intervenimeve kardiokirurgjikale të të moshuarve, por edhe të fëmijëve, nga viti i ardhshëm do të zgjerohet dhe do të përfshijë intervenime të fëmijëve me probleme më të mëdha të zemrës, të cilat deri më tani janë mjekuar në Klinikën për kirurgji fëmijërore. Këtë vendim sot në konferencë shtypi e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se me infrastrukturën që e ka ky spital do të ketë kushte të shkëlqyera për mjekim të atyre fëmijëve.

Në këtë moment, theksoi Filipçe, diagnostika bëhet në spital privat, një pjesë e mjekimit zhvillohet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ndërsa intervenimet operative dhe kujdesi intensiv zbatohen në Klinikën për kirurgji të fëmijëve, e cila është e ngarkuar me vëllimin e rritur të punës dhe numrit të pacientëve.

Ai tha se qëllimi është që të bashkohen ekspertiza në shëndetësinë shtetërore dhe private dhe ta rrëzojnë barrierën e qartë mes spitaleve shtetërore dhe private dhe t’u mundësojnë mjekëve të punojnë në institucionet private shëndetësore.

Shpenzimi do të mbetet i njëjtë, ndërsa nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi Filipçe do të kursejmë shumë parash, të cilat tani shkojnë tek edukatorët e huaj, ndërsa pas kësaj kjo ekspertizë e huaj nuk do të nevojitet.

Drejtori e FSSHM, Den Donçev tha se në vend për disa nga këto shërbime për mjekim të fëmijëve jashtë vendit t’i paguajnë një institucioni shëndetësor, këtë do ta bëjnë në institucionet tona shëndetësore.

Theksoi se intervenimet kardiokirurgjikale, që do të kryhen në spitalet private do të vazhdojnë të jenë në ngarkesë të Fondit si dhe deri më tani. Shtoi se buxheti, që e ka ndarë Fondi për këtë dedikim është planifikuar të mbetet në nivel të njëjtë sikur deri më tani, ndërsa në mënyrë afatgjate dëshirojnë që ky partner të rezultojë me krijimin e qendrës së përsosmërisë.

Loading...