Prokuroria themelore publike Shkup mori urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër aktivistes Monika Ristevska për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, dhe i caktoi paraburgim 30-ditor.

“Me propozim të prokurorit kompetent publik, gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata penale në Shkup një personi të dyshimtë i përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, si masë për sigurimin e pranisë gjatë procedurës penale”, kumtoi Prokuroria publike.

Ristevska është e dyshuar se gjatë viteve 2017 dhe 2018, disa herë, duke përdorur raste të njëjta, në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar drogë narkotike marihuanë, prej së cilës nga përpunimi i mëtejmë ka fituar drogë narkotike hashash dhe narkotikë tjerë, të cilat pastaj ua ka shitur përdoruesve në territorin e Qytetit të Shkupit.

Lidhur me këtë rast, paradite në MPB është caktuar deklaratë për media, ndërsa përkrahësit e Ristevskas paralajmëruan proetstë para Prokurorisë publike Shkup.

Loading...