Festim Halili
Përfundimisht, mbrëmë ndodhi pikënisja e ndryshimit të imagjinatës gjeopolike karshi vendit tonë. Barazimi i eksonimit dhe endonimit reth çështjes së emrit me fqiun jugor tani merr trajektoren e duhur, por duhet theksuar se akoma ka shumë punë për tu bërë. Përderisa rruga drejt euro integrimeve tanimë është e hapur, ku antarsimi në NATO do jetë imperativ i kohës, ku paqja, stabiliteti dhe siguria e vendit dhe qytetarëve do të jetë shumë më e madhe se tani, por nga ana tjetër rruga drejt antarsimit të plotë në Bashkimin Evropian do të kërkojë katalizator për përshpejtim të reformave në të gjitha sferat që tangojnë vendin. Vlerësoj se në vazhdim, egzekutivi dhe ligjëvënia duhet të fokusohen dhe procesojnë paralelisht spektrumin e euro-integrimeve dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke siguruar strategji për stimulimin e të rinjëve me vende të reja pune dhe perspektivë për cilësi më të lartë të arsimit sipëror, me qëllim të kalitjes së kuadrove dhe përgaditjes së tyre për të qenë konkurent për nevojat e tregut. Mjaft diplomuam, tani është koha që ti rrekemi cilësisë në arsim. Megjithatë, kapaciteti i institucioneve shtetërore për të absorbuar punëtor administrativ është i ngarkuar, prandaj duhet bërë plan strategjik për thithje të investitorëve të huaj, që do ndikonte në uljen e papunësisë dhe imponimin e cilësisë.
Proceseve të mëdha u prijnë njerëz të mëdhenj, prandaj edhe tekjalimi i barrierave të shumta gjatë periudhës së krizës politike, si dhe të kësaj faze të tranzicionit të mentalitetit politik kërkon ballafaqim, mençuri dhe sfidim nga njerëz vizionar.

(20 tetor 2018, Tetovë)

Loading...