Procesi i pajtimit në drejtim të integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë ka marrë mbështetje të fuqishme nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister dhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn, të cilët sot patën takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, nënkryetarët, koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe grupin e pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Siç deklaroi Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, nga eurodeputetët dhe euroambasadori samuel Zhbogar i cili i ka shoqëruat, kanë marrë inkurajim dhe drejtime për vazhdimin e drejtimit në të cilin po lëvizin.

“Për ne si tetë deputetë të pavarur të VMRO-DPMNE-së kjo ka rëndësi të madhe dhe tregon se jemi në rrugë të drejtë, dhe se procesi i cili rrjedh në shtet lidhur me procesin e integrimeve, të reformave dhe të pajtimit është pikërisht rruga e vërtetë nëpër të cilën duhet të lëvizë Maqedonia. Këto janë momente historike, të njohura nga të gjithë, edhe nga ne tetë deputetët”, tha Aleksandrova.

Ajo shtoi se nga ana e grupit të tyre është theksuar se këto janë momente të ndjeshme për popullin maqedonas dhe se nuk ka vend për improvizime dhe manipulime me ndjenjat kombëtare të popullit.
Në pyetjen e gazetarëve aji sqaroi se në bisedimet me Mekalisterin dhe Flekenshtajnin është sqaruar koncepti i trupit me të gjitha tre nëngrupet për çfarë thotë kanë marrë mbështetje absolute, ndërsa është theksuar se pritet përmirësim në atmosferën e përgjithshme veçanërisht procesi i pajtimit, i cili, thotë, është vendimtar për shtetin tonë.

Ajo paralajmëroi se nëngrupi duhet të mbajë takim deri në fund të javës kur pret të parashtrohet propozim zgjidhje ligjore për amnisti lidhur me ngjarjet e 27 prillit.

E pyetur nëse do të mbesin deri në fund mbështetës të ndryshimeve kushtetuese, Aleksandrova tha se reformat, integrimet dhe pajtimi shkojnë së bashku, sepse njëra pa tjetrën nuk do të japin zgjidhje cilësore e cila nevojitet për shtetin.

Loading...