Prof. Feraj: Oligarkët shqiptarë e serbë u bashkuan kundër popullit shqiptarë me Rrugën e Kombit

Tregëtarët shqiptaro-serbë mbështesin taksën (tarifën) mbi Rrugën e Kombit shqiptar:
Oligarkët shqiptar u bashkuan kundër popullit shqiptar, kundër ekonomisë dhe mirëqenies së shqiptarëve duke mbështetur një pagesë shtesë që pronari i rrugës, populli shqiptar, duhet t’ia japë një oligarku që për atë rrugë nuk ka investuar asgjë më shumë se secili qytetar: Shefqet Kastratit.
Në mbështetje të varfërimit të shqiptarëve doli me zell kryetari i dhomës se tregëtarëve-oligarkë shqiptaro-serbë, Luan Bregasi.
Përfaqësuesi i oligarkëve shqiptar (dhe serbë), Nikolin Jakaj, shprehu frikën e oligarkëve nga protestuesit, duke mashtruar se protesta i frikëson investitorët!
Protesta nuk i frikëson investitorët, sepse investitorët më të mëdhenjë botëror janë investitorët dhe investimet ku protesta si ajo e Thirrës janë të përditshme.
As pa protesta, as me to, Rruga e Kombit nuk është investuar nga “investitorët”: i vetmi investim i Kastratit janë kioskat dhe makineritë që i duheshin për t’ua marrë paratë shqiptarëve.
Fitimi i është garantuar nga kryeministri, edhe nëse Kastratit i prishen thasët (kioskat) ku i futë paratë e rrëmbyera, tashmë dhunshëm, shqiptarëve.
Kjo lloj qeverisjeje quhet oligarki; bartësit e saj quhen oligarkë.
Nga protestat legjitime të popullsisë kanë frikë vetëm oligarkët, jo investitorët.
Prandaj, frika e oligarkëve, e përgjithësuar nga Jakaj, ëahtë kryesisht politike, siç është politike frika e konkretizuar e Bregasit që përfaqëson interesat e oligarkëve serbë në Shqipëri.

Loading...