Në Maqedoni nuk kemi shkolla shqipe, por kemi shkolla të përkthyera. Autorët e 90 e sa përqind të teksteve shkollore nuk janë shqiptarë. 90 e sa përqind të teksteve shkollore janë tmerr. Dhe ministrat kanë qenë shqiptarë. Nuk e di çfarë hamamin bëjnë aty përderisa u përçmohet kombi, përveç se fotografohen dhe lavdërojnë liderin e tyre. Për çfarë hamamin thirreni në vlera lufte e trimërira, kur po na fusni në dimensione akulturimi?
Prof.dr. Salajdin SALIHU

Loading...