Arsim Spahiu
VMRO-DPMNE po bëhet “copë-copë” mes veti. Mickovski kundër Mijallkovit, Mukovski kundër Nikollovskit, Elizabeta Kançevska kundër Koçe Dimitrovskit. Me një fjalë pikë e pesë. As vetë nuk e dinë se kush me kë është. Edhe me ju fry Mulla Sula, vështirë se ju del ilaç.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, më i saktë dhe më parashikues duket komenti i analistit Ramadan Ramadani, i bërë një ditë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, kur shkroi: “E bëmë synet VMRO-në, ia premë BDI-në”. Me këtë koment, sipas medimit tim, ai bëri një krahasim shumë adekuat me pjesën e pistë që largohet nga trupi pas sunetimit. Mirëpo VMRO-ja si duket mori infektim të rëndë nga sunetimi i bërë me vonesë dhe infeksioni prej te “organi” i saj, ka kapluar tërë trupin e VMRO-së.

Loading...