Profesorë të pushtetit, mos i ndëshkoni studentët “e parregullt” që punojnë!

Shkruan: Hava Tahiri

Një student me shumë sakrificë kishte vendosur të punonte ndërkohë që vazhdonte studimet. Edhe pse me shumë vështirësi, ai mundohej të jetë i pranishëm në ligjërata dhe aktiv në jetën studentore, sigurisht duke mos dalë jashtë mundësive ekzistenciale. I rraskapitur e në shumicën e rasteve edhe i uritur, ai vraponte për në universitet. Pa çka se askush nuk do ta vlerësonte sfilitjen e tij.

Në fund, jo që nuk vlerësohej, por edhe injorohet për shkak të vijimit jo të rregullt të procesit mësimor. Kështu një ditë i dështoi provimi në lëndën e një profesori, i cili ishte edhe funksionar shtetëror, madje vet profesori i cili nuk ishte shpeshherë në ligjeratë e rrëzoi për shkak të mungesës që kishte treguar në lëndën e tij. Kryelartë dhe me shumë vetëbesim, për ta poshtëruar, profesori pyeti për arsyet e mungesave.
E studenti u përgjigj, ndërsa gjaku i humbej në fytyrë: Përderisa ju nuk ia mundësuat prindit tim të punojë e të më mundësojë mua që të studioj, nuk mund të më kërkosh llogari për vonesen time, që bëj për të paguar ty!

Loading...