Profesoresha universitare, Arta Toçi nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka reaguar për organizimin e djeshëm si dhe sjelljen e pahijshme të Kryeministrit të Kosovës në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, njofton Fol.

Në vijim postimi i plotë:

Incident apo shkelje protokolli; organizim shtetëror apo ç’faqje entuziastësh mëhallë; femër apo mashkull; e çrregulluar apo stabile, janë disa nga çështjet që u ngriten pas shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Të gjitha këto lanë nën hije atë që është shumë më e rëndësishme për popullin shqiptar të të gjitha trojeve ku ata jetojnë, e kjo është:
Kush ishin pjesëmarrësit në këtë manifestim? Kush janë përfaqësuesit e kombit të cilët shënojnë data të mëdha kombëtare? Sa prej atyre kanë njohuri për datën që shënohet? Sa prej tyre kanë edhe një meritë më të vogël për t’i përfaqësuar shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës e Maqedonisë?

Ngjarjen e djeshme, për disa ditë do e komentojmë secili në mënyrën tonë, fundja njëri mund të këroje falje për prishje të rendit ndërsa tjetri për sjellje të pahishme për një kryeministër. Kështu, e tëre ngjarja të përfundoje në suaza të përgojimeve dhe aferave që reflektojnë mbi nivelin e paleve të përfshira në këtë ngjarje të pahishme.

Si do të kërkojmë falje nga themeluesit e Lidhjes së Prizrenit, ‘ne bijtë e shekullit të ri’ për atë se kë ulem në karriket e të nderuarve për t’a shënuar këtë datë? Sa të turpëruar do ndjeheshim para Abdyl Frashërit e Mehmet Ali Pashë Vrionit për përfaqësuesit nga Shqipëria; para Haxhi Zekës0 e Ymer Prizrenit për ata të Kosovës; para Hasan pashë Tetovës e Iljaz pashë Dibrës për derexhen në të cilën kemi ardhur ne, pasardhësit e tyre, bijtë e shekullit në të cilin shkelem mbi kombë e atdhe, mbi dinjitet e krenari.

Edhe pse e pamundur për t’na falur, unë do të kërkoj falje në emrin tim për atë që idealet e tyre i nëpërkëmbëm, i shkelëm dhe i futëm në harres. Na falni ju patriotë shqiptar që ne akoma nuk arritëm ta krijojmë shtetin për të cilin u angazhuat ju, na falni që moton tuaj ‘o vdekje, o liri’ ne e fusim në përdorim atëherë kur luftojmë në troje të huaja, na falni që pushtuesin shekullor e duam më tepër se veten, na falni që motoja juaj ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ është ‘e denueshme’ në publik, na falni që në 140, 130 e 125 vjetorin e Lidhjes sonë, u fol për ju para atyre që nuk janë të denjë të dëgjojnë për ju./Fol/

Loading...