Profesoresha Gjyla Çeliku vjen me mesazh për politikanët: E shitët shqiptarinë shumë lirë!

“Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”.
Margaret Theçër

Vazhdoj unë:
Gratë kanë kontribuar për komb dhe shtet, ashtu si për familjen e tyre. Ato nuk shiten. Ato s’japin llogari por kërkojnë përgjegjësi. Ju burra shteti që u shitët, s’ju ecin më skenarët, thjesht po e paguani çdo ditë me mënyrën më të keqe.

Ju e shitët shqiptarinë shumë lirë, veç për familjet e juaja, nuk patët sukses sepse ju kurrë s’keni menaxhuar me problemet e shtëpisë që të dini të menaxhoni problemet e shoqërisë. Jeni të shitur në shumë rryma, aq sa nuk e dini vetë kush është padroni juaj. S’keni asgjë më shumë se sa konflikt interesi, por në dëm të popullit dhe shteteve shqiptare.

Katrahura më e keqe e historisë shqiptare na ka ngulfatur, s’di as kujt t’i besosh, as cilin të kritikosh e as cilin të livdosh. Shtetet e treta që kanë kontribuar le të zgjidhin mosmarrëveshjet në shtetet e tyre dhe ju mos bëheni strehë e konflikteve, boll i kemi problemet tona.

Historia njeh miq të shqiptarisë, miq që kanë kontribuar por kuptohet pa na kontrolluar. Kosova është eksperimenti i fundit që trondit çdo shqiptar, vatër shqiptare, në ndërtim, e shitur nga dashakeqësit për amshim. Aty ku ka trazira brenda partiake, brenda shtetërore dhe brenda shoqërore.

Aty ku skenaret e përgaditura kalojnë në eufori dhe trimëri, aty ku s’bëhet më politikë por veç deklarata për budallaki. Ajo tokë u çlirua nga gjaku i dikujt, ajo tokë ende ka gra dhe nëna pa burra dhe pa fëmijë, ajo tokë ende ka nëna dhe vajza të përdhunuara dhe të patrajtuara nga shteti, ajo tokë po shkatërrohet nga vetë ju “çlirimtarët” e famshëm që e çliruat për ta shkatërruar. Bëni kujdes, respektoni ata që ju çliruan dhe ata që ju ndihmojnë e ju ndihmuan, ndaj jeni politikanë për të balancuar diplomacinë me shtetet tjera, jo për tu shitur e shpërfytyruar.

Unë mendoj që është treni i fundit i juaji dhe jepni dorëheqje me arsye se jeni të sëmurë, jeni plakur në pushtet, jeni politikanët që duhet të përfshiheni në librin e “Guinness” me pension nga politika dhe pozita, jeni politikanët që kurrë s’menduan për shtet(por për familje dhe “kuvet”). Nesër ju presin ditë më të vështira, largoheni që sot!

Nga: Prof. Gjyla Çeliku

Loading...