Maqedoni

Profesoresha shqiptare porosi prorektores maqedone: “Mund të shkosh nga ke ardhur, neve këtu na gjete”

celiku

GJYLA ÇELIKU

Profesoresha shqiptare nga Shkupi, Gjyla Çeliku, në një deklaratë për Gazetën Lajm i është përgjigjur prorektores së universitetit “Kliment Ohridski”, e cila ka përdorur tone fashiste, duke thënë “nuk na duhet shiptari”.

“Nga kjo deklaratë ju mund të shihni se si janë trajtuar studentët tanë në universitetet që udhëhiqen nga soji i prorektores, kanë mësuar për dhjetë, mezi kanë marrë gjashtë, kjo prorektorja ka ngelur në atë kohe akoma… Është e turpshme deklaratat e sojit tënd të vijnë nga institucione edukative, aty ku kërkohet dhe është i nevojshëm bashkëpunimi me nacionalitete e shtete të tjera, kurse ty të pengon populli autokton, populli pa të cilin as Maqedonia s’ekziston. Unë e di që jeni mësuar të na nëpërkëmbni neve shqiptarëve, ju disa keni ngelur ende në atë periudhë dhe aq jeni zhvilluar, sepse ju prishet ëndërra artificiale e krijuar me vite. Përsëri të them shqip: “Nëse ne nuk të duhemi ty, ti mund të shkosh nga ke ardhur, kurse neve këtu na gjete, edhe kur erdhe ti”…”, ka deklaruar profesoresha Çeliku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top