Projeksioni i CIA deri në vitin 2020: Si do të jenë Serbia e Shqipëria?

Projeksioni i CIA deri në vitin 2020 parashikon krjimin e bllokut perendimor, ose “Europën
e vjetër” , pastaj “Europën e re” dhe “Europën ortodokse” Bashkimi Europian, çfarë e shohim sot, shumë shpejt mund t’i takojë së kaluarës.

Agjensia Ameriakne e Zbulimit (CIA) ardhmërinë e kontinentit të vjetër e sheh në një përbërje krejt të re – të ndarë në tri pjesë – në Europën e “re”, “të vjetër” dhe “ortodokse”, në të cilën do të përfshihet edhe Serbia, shkruan gazeta beogradase “Novosti”.
Njëkohësisht edhe agjensia “Stratfort” parashikon ndryshime radikale – fuqizimin e Polonisë dhe Rumanisë përmes partneriteit strategjikë me SHBA, ngritjen e Turqisë si fuqi rajonale dhe si kundërpeshë e Iranit në dëm të zvoglimit të ndikimit gjerman në Europë.
Projeksioni i CIA deri në vitin 2020 parashikon krjimin e bllokut perendimor, ose “Europën e vjetër” e cila do të përbehet nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda, pastaj “Europën e re” – Letonia, Lituania, Estonija, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia, vende këto të cilat dikur ishin shtylla e Paktit të Varshavës, në të ardhmen do të jenë mbështetësit kryesor ushtrakë të Amerikës në Europë, shkruan “Novosti”.
Sipas gazetës beogradase, CIA qysh para dhjetë viteve kishte parashikuar se Europa do të ndodhet në një krizë të thellë, me çka hyrja e shteteve ballkanike në BE nuk do të mund të bëhet. Qysh atëherë parashihej që Serbia, bashkë me vendet tjera ballkanike, Greqinë, Bullgarinë, Maqedoninë, Rumaninë, do të jenë në grupin e “vendeve ortodokse”. Këtij grupi gjoja do ti takojë edhe Shqipëria me BeH, transmeton gazeta KOHA.
“Në dekadën e ardhshme Europa do të ridefinohet me ngritjen e shteteve nacionale, si fuqi lëvizëzë në kontinent. Numri i shteteve nacionale do të rritet gjatë lëvizjeve secesioniste apo shkatërrimit të shteteve të caktuara”, nënvizon “Stratfort” në projeksionin e bërë për të ardhmen e Europës deri në vitin 2025, shkruan “Novosti”.
Në këto parashikime të CIA hyn edhe situate demografike e Europës. Sipas këtyre parashikimeve në dhjetë vitet erdhshme pritet të ketë rritje të popullatës muslimane në Europë nga 22 në 33 për qind.

Gjithashtu edhe marrëdhëniet në mes të BE-së dhe SHBA janë objekt trajtimi i këtyre analizave dhe, sipas gazetës beogradase e cila citon burime të CIA-s, parashikohet largimi i SHBA nga disa “institucione të përbashkëta” me traditë që nga Lufta e Dytë Botërore, kurse NATO do të mund të dobësohet dhe të zëvendësohet me një arkitekurë të re europiane në fushën e mbrojtjes.

Loading...