Prokuroja e “Monstrës” ende e paprekshme , ministri i BDI-së reagon si aktivist qytetar

Siç mëson Alsat M, Këshilli i Prokurorëve Publik  do të vendosë të martën  në mbledhje të publikojë shpalljen për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Publike të Shkupit. Mandati i Gordana Geshkovskës skadon më 15 maj. Në një bisedë të shkurtër telefonike ajo shkurtimisht na tha se nuk është kompetente të tregojë nëse do t’i zgjatet mandati edhe për gjashtë muaj.

“Po kërkoni informacion në adresën e gabuar. Drejtohuni në vendin e duhur – tha Gordana Geshkovska nëpërmjet telefonit.

Sipas informacioneve tona, në lojë janë dy skenarë rreth pozitës Kryetar i Prokurorisë së Shkupit. Pasi Këshilli i Prokurorëve edhe zyrtarisht do të shpall konkurs, ka mundësi që në vendin e Geshkovskës të vijë zëvendësi i saj. Mundësia tjetër është që ajo të kryesojë edhe pas 15 majit, kur i skadon afati katërvjeçar. Kjo do të thotë se do të jetë në pozicion edhe gjashtë muajt e ardhshëm, derisa zgjatë konkursi dhe derisa të zgjidhet kryetari i ri i Prokurorisë së Shkupit. Të martën në mbledhje Këshilli i Prokurorëve me gjasa do të ndërtojë strategji se si të veprojë. Geshkovska është aktuale në opinion me zhvillimet e fundit në Kuvend. Për të, ka indikacione, se eventualisht me paramendim e orienton hetimin për dhunën më 27 prill. Alsat M ka njoftuar tashmë se Geshkovska ka kërkuar nga kryeshefat e policisë dhe inspektorët që për të gjitha veprimet e ndërmarra së pari ta informojnë atë dhe jo ekipin e prokurorëve që punojnë në këtë rast. Tani Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të miratojë vendim edhe pse nga 1 prilli është pa një anëtar. Zoran Sulejmanov u pensionua. Bllokimi i Kuvendit dhe mos konstituimi i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është pengesë për të zgjedhur pasardhësin e tij. Por, burime nga Këshilli shpjegojnë se edhe në përbërje jo të plotë me një shumicë të thjeshtë mund të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Shkupit. Geshkovska është e njohur për publikun me rastin “Monstra”. Ajo kërkoi dënime maksimale për të dyshuarit. Vendimi i saj shkaktoi protesta. Një pjesë e qytetarëve që protestuan para gjykatës për thyerje të dritareve të Gjyqit u dënuan me dy vjet e gjysmë burg. Ndryshe nga atëherë, tani Geshkovska nuk ka ndërmarrë asgjë për të përcaktuar përgjegjësinë te organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, edhe pse policia e ka kërkuar një gjë të tillë, e as nuk ka ngritur procedurë për ata që thyen dhe shkatërruan sallat parlamentare dhe korridoret. Geshkovska është e njohur për opinionin edhe për disa lëndë të tjera. Ajo udhëhiqte rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov, si dhe rastin “Merimanga” në të cilën u dënua pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski.

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi i bëri thirrje Prokurorisë publike që të mos pengojë procesin e hetimit të ngjarjeve të 27 prillit në kuvend, por të zhvillojë hetim të plotë dhe transparent të rastit. Xhaferi tha se nuk duhet të veprohet me standarde të dyfishta, por të gjitha rastet e krimit të dënohen njësoj.

Loading...