Maqedoni

Prokuroria do të hetojë nëse Mijallkov ka “larë” para në Serbi  

mijalkov

 

Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në bazë të informatave të marra, ka filluar procedurë parahetimore për shkak se ekzistojnë dyshime për vepër penale “Larje parash dhe kontribute të tjera” që janë vepra të dënueshme, sipas nenit 273 nga Kodi Penal. Procedura para hetimore është rezultat i shkresave të publikuara  nga ana e disa mediave në RM në lidhje me deklaratën e ish ministrit të punëve të jashtme dhe kryetar i partisë popullore në Republikën e Serbisë, Vuk Jeremiq. Prokurori publik nga PTHP-ja për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, po i ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe po koordinohet me institucionet kompetente për zbulimin e këtyre veprave penale. Përndryshe, para disa ditësh, ish ministri për punë të jashtme në Serbi, akuzoi se Mijallkov dhe siç thotë ai, regjimi i atëhershëm i Nikolla Gruevskit, kanë “tërhequr” para nga Maqedonia e më pas nëpërmjet ishujve të Parajsës, Holandës dhe Çekisë, kanë plasuar dhe larë para të cilat, sipas Jeremiqit janë fituar në mënyrë ilegale. Jeremiq pohon se për këtë rast ekziston edhe hetim ndërkombëtar. Nga partia opozitare, para disa ditëve mohuan se Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov kanë tërhequr para nga Maqedonia për të blerë kompani në Serbi.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top