Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për fajde

I pandehuri me këto veprime ka kryer veprën penale fajdeja

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.S, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, fajdeja, nga neni 343, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KP-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri nga muaji shkurt 2016 e deri më datë 18 janar 2017, me qëllim që të përfitoj për vete apo personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale  të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të njëjtit, pa përvojën ose pa aftësinë për të gjykuar, në atë mënyrë që i jep para me interes me fajde të dëmtuarit B. F, në vlerë prej 7200 euro, për periudha kohore të caktuara dhe për të njëjtat nga i dëmtuari merr kamatë në vlerë prej 13.700 euro, në këtë mënyrë të dëmtuarin e çon në një gjendje të rëndë financiare./21Media

Loading...