Maqedoni

Prokuroria hapi lëndë për furrën toksike në deponinë “Drislla”

prokuroria-themelore-780x439

Pas informacioneve të publikuara në opinion Prokuroria themelore hapi lëndë për furrën toksike të deponisë Drislla. Prokuroria kontrollon nëse janë respektuar rregulloret, kur në furrë janë djegur mbetje mjekësore. Nga Ministria e Mjedisit tashmë i kanë kërkuar të dhënat nga inspektimi i kryer. Sipas informacioneve, në këtë furre gjatë vitit janë djegur nga pesëqind deri në shtatëqind ton mbetje mjekësore nga i gjithë vendi. Kryetari Petre Shilegov është i bindur se në furrën e vjetër të Drisllës do të instalohet filtër i ujit deri në fund të shkurtit, dhe deri në mes të vitit, do të instalohet furrë e re.

Është indikative pse kjo nuk është bërë, duke pasur parasysh se Qyteti është paraqitur si një garant për blerjen e një furre të re në vitin 2012, me dhënien e kambialit në lartësi prej 700 mijë eurosh. Pse nga viti 2012 deri në vitin 2018 kjo nuk është bërë, do të shohim në disa procedura tjera – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Drita e kuqe e ndotjes nga Drislla, në publik u ndez pasi u kuptua se furra është donacion nga Mbretëria e Bashkuar para 18 viteve, sepse që atëherë nuk i ka plotësuar standardet ekologjike. Edhe pse njoftimet janë se furra e re do të fillojë të funksionojë nga mesi i këtij viti, siç njoftoi Alsat M, në terren objekti ku duhet të instalohet është në fazë karabina dhe gjendet përballë furrës britanike.

Alsat-M

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top